Anti-Taliban uprising forces on Thursday in Panjshir province, their last major holdout.Ahmad Sahel Arman / AFP via Getty Images
Situata në luginën Panjshir në veri të Kabulit, e vetmja zonë në Afganistan që nuk është ende nën kontrollin e talebanëve, mbetet e paqartë, ndërsa luftimet janë intensifikuar.
Mësohet se talebanët kanë kryer disa sulme, ku nga shkëmbimet e zjarreve, kanë vdekur qindra luftëtarë.
Shumë prej mediave afgane, kanë shpallur fitoren e talebanëve mbi luginën e “pamposhtur”, por një gjë e tillë është mohuar nga ana e gjeneralëve ushtarakë të kësaj zone.
“Ata u mposhtën dhe Panjshir është tashmë nën kontrollin tonë” – thotë një komandant taleban.
Por këto pretendime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht. Më herët, një zëdhënës i Forcave së Rezistencës Kombëtare në luginën Panjshir deklaroi të kundërtën.
Amrullah Saleh, një nga udhëheqësit e grupit rebel, ka shpërndarë një video për të vërtetuar se ai është ende në Luginën Panjshir.
“Nuk ka dyshim që jemi në një situatë të vështirë. Talebanët po mundohen të na pushtojnë. Shumë luftëtarë talebanë dhe shumë prej forcave tona kanë humbur jetën. Por unë i siguroj qytetarëve se ne nuk jemi larguar nga Afganistani. Nuk do dorëzohemi” – është shprehur Saleh.
Lugina Panjshir është e vetmja provincë që nuk ka rënë në duart e talebanëve, por ka pasur luftime të rënda të raportuara mes grupeve.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…