Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në mbledhjen e dytë të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin ka folur lidhur me shërbimin obligativ ushtarak, raporton Gazeta Express.
Quni ka deklaruar se janë disa standarde të cilat duhet që të ju përmbahen, e se sipas përvojave të disa anëtarëve të NATO’s, ai thotë se shërbimi obilgativ ushtarak ka qenë praktikë dhe përvojë e mirë.
Ai tha se ka përgatitur një shkrim që shpreson të merret në konsideratë.
“Në lidhje me fushën e sigurisë do të ishte mirë që të jetë në konsideratë specifikat për momentin, prania ndërkombëtare ushtarake këtu dhe disa dokumente që ne duhet të ju referohemi pasi që FSK’ja është në fazën e tranzicionit që bazohet në planin gjithë përfshirës. Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO’s janë disa standarde që duhet të ju përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO’s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim dhe besoj të merret në konsideratë”, ka thënë Quni.
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…