Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë.
Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
I dyshuari nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht, pasi që policët i kanë shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.
Sipas policisë njëri nga zyrtarët policorë nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, gjatë orës 04:30, ku një person pas pranimit të një tikete kundërvajtje ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Me këtë rast polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është hapur rasti si “Kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…