Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha po mbante një komunikim me gazetarët, pranë ambienteve të Kuvendit ishte një qytetare, e cila u shfaq e revoltuar në përgjithësi me klasën politike.
Ajo iu drejtua ish kryeministrit duke thënë se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.
Qytetarja: Zoti Berisha kam një pyetje për ju, diktatura ka filluar sot apo që në 2008?
Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje dhe të përgjigjem për të gjitha.
Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.
Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim
Qytetarja: Ju keni kapur televizorin!
Berisha: Ajo ka një hall
Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore qysh nga Presidenca, kryeministri, ministrat.
Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.
Qytetarja: Nuk di kë të takoj.
Berisha: Shkruaj një letër
Qytetarja: I kam shkruar Presidentit dhe nuk kam marrë përgjigje.
Berisha: Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali Berisha. Unë jam i gatshëm të shqyrtoj problemin tënd brenda mundësive që kam.
Qytetarja: Ju keni qenë deputet, ju keni firmosur marrëveshjen 2008 me Edi Ramën, që i keni marrë të drejtën shqiptarëve, vetëm ju zgjidhni deputetet.
Berisha: Unë mendova mos kishe ndonjë hall personal, këto shko futu në një parti dhe zgjidhi.