FOTO&VIDEO

Turqia Dhuron Pajisje Në Vlerën 1.5 Milion Dollarë Për Emergjencat Civile

Qeveria turke ka dhuruar pajisje dhe uniforma për strukturat e Emergjencës Civile Shqiptare, pajisje që kapin vlerën e 1.5 milion dollarëve.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhe automjeteve të reja të strukturave të Emergjencës Civile ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila vlerësoi bashkëpunimin me aleatin e NATO-s, Turqinë, në kuadrin e emergjencave civile.

Referuar investimeve të viteve të fundit në Forcat e Armatosura, Ministrja Xhaçka theksoi edhe vëmendjen që i është kushtuar modernizimit dhe riorganizimit të strukturave të Emergjencave Civile.

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se sa janë rritur sfidat e fatkeqësive natyrore. Ligji i ri për mbrojtjen civile vendos theksin në parandalimin e katastrofës dhe ndan përgjegjësi të qarta për qeverisjen vendore, siç është caktimi i 4% të buxheteve vjetore të komunave për emergjencat, dhe mbi të gjitha krijoi Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Pra, nga drejtoria me 7 persona, kemi sot një Agjenci me 120 persona që menaxhon koordinimin dhe trainimin e strukturave të specializuara për emergjencat civile ”, tha Ministria Xhaçka.

Ndërsa Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, vlerësoi marrëdhëniet midis dy popujve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago