BOTA

Qyteti në SHBA që po “gllabëron” fëmijët, 27 të zhdukur vetëm në dy javë

Në harkun kohor të dy javëve, në mënyrë misterioze 27 fëmijë janë zhdukur në Cleveland të SHBA-ve duke shkaktuar shqetësim te autoritetet, me një prej drejtuesve më të lartë të policisë që shprehet se nuk është përballur me një fenomen të tillë në 33 vite karrierë.

Për disa arsye, në vitin 2023, ne kemi pasur shumë më tepër raste sesa kemi normalisht, gjë që është shqetësuese pjesërisht sepse nuk e dimë se çfarë po ndodh me disa nga këta fëmijë, nëse ata janë duke u trafikuar apo nëse ata janë përfshirë në aktivitete bandash ose droge”, shtoi ai.

Policia e Cleveland konstaton se fëmijët janë raportuar të zhdukur midis 2 dhe 16 majit, ndërsa Majoy beson se shumica e rasteve ka të ngjarë të jenë të arratisur dhe jo rrëmbime. Por ai paralajmëroi se adoleshentët janë naivë dhe kanë më shumë gjasa të jenë gënjyer nga grabitqarët, të cilëve ai iu referua si “ujqërit me lëkurë deleje”.

Zhdukjet nuk bëjnë lajm nëse nuk ka një Amber Alert sipas shefit të policisë, duke shtuar se historitë e tyre nuk po shfaqen në mediat sociale.

Që të lëshohet një Amber Alert, ka kritere strikte që duhet të plotësohen, si p.sh. policia të ketë një besim të arsyeshëm se ka pasur një rrëmbim dhe se fëmija është në rrezik të menjëhershëm për lëndime të rënda trupore ose vdekje. Gjithashtu duhet të ketë informacion të mjaftueshëm përshkrues për fëmijën dhe rrëmbimin.

“Është një krim i heshtur që ndodh nën hundën tonë. Problemi është se ku janë ata? Ku shkojnë ata? Ata mund të jenë në një shteëpi ku kultivohet drogë, ose të shfrytëzohen për prostitucion apo të përfshirë në trafikun e drogës dhe banda”, nënvizoi ai.

Ai shtoi se shumë adoleshentë do të kërkojnë bandat si zgjidhje kur ata janë të dëshpëruar për mbrojtje. Kjo shpesh çon në fillimin e krimeve të tilla si vjedhja e makinave dhe grabitjet apo edhe shitja e trupave të tyre dhe përdorimi i drogës, duke rezultuar që ata të bëhen të varur.

Ajo që e bën edhe më të vështirë kërkimin është mungesa e fotografive në rastet e listuara në faqen e internetit për fëmijët e humbur të Cleveland.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago