Episodi i fundit i kuizit “Kush dëshiron të jetë milioner” ka dhënë fituesin e dytë në histori të Turqisë.
Në pyetjen e fundit të kuizit prej 1 milion TL : Cila nga këto katër germa gjendet më pak se tri të tjerat në emrat e 81 provincave të Turqisë me opsionet si: A-Ş, B-V, C-G dhe D-H.
Konkurrentja Rabia Birsen Güvercin iu përgjigj pyetjes me opsionin B duke u bërë milionerja më e re e këtij kuizi.
Duke ditur pyetjen miliona TL, Güvercin tërhoqi vëmendjen edhe me historinë e saj të suksesit.
Kush është Rabia Birsen?
24-vjeçarja Rabia Birsen Güvercin, e cila është me origjinë nga Konya dhe jeton prej kohësh në Ankara, ka deklaruar se sapo ka mbaruar universitetin. Ajo ka diplomuar në Departamentin e Biologjisë të Universitetit Gazi këtë vit.
Përveç suksesit në studime gjatë vitit të kaluar, Güvercin përjetoi edhe një incident.
Ajo humbi krahun në një aksident në dyqanin e babait të saj. Siç ka treguar Güvercin, rasti ka ndodhur gjatë Kurban Bajramit të vitit të kaluar duke e ndihmuar babain e saj në një mulli mishi.
Ajo që ndodhi ishte për shkak të një shpërqendrimi të vogël.
Pas incidentit, në vend të krahut të natyrshëm ajo ka vendosur një krah bionik.
Energjia jetësore e Rabia Birsen Güvercin përloti jo vetëm prezantuesin e kuizit “Kush dëshiron të jetë milioner”, por emocionoi të gjithë shikuesit, të cilët vërshuan me mbështetje dhe urime në rrjete sociale.
Kujtojmë se në vitin 2019, fituesi i parë i kuizit të diturisë “Kush dëshiron të jetë milioner”, ishte djaloshi 19-vjeçari Ayda Arten.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…