Kolonat dhe pritjet në Sllatinë, gjithmonë kanë patur arsye aeroportin dhe ardhjen e mërgintarëve. Por, pritet e gjata në fshatin ku ndodhet aeroporti kanë arsye miellin.
Në pasditën e djeshme janë parë shumë qytetarë që kishin parkuar veturat e tyre për të pritur në radhë në përpjekje për të siguruar blerjen e miellit.
Produkti që siguron bukën është më i kërkuari javën e fundit në tregun kosovar për shkak të koronavirusit dhe frikës së vetizolimit në afat më të gjatë për qytetarët kosovarë