Ekipet e shpëtimit kanë rinisur kërkimet në Siçili për gjashtë persona të zhdukur, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe vajzën e tij, pasi një jaht luksoz u godit nga një stuhi e dhunshme dhe u fundos të hënën.
Anija me flamur britanik “Bayesian”, një varkë me vela 56 metra e gjatë, e cila transportonte 22 persona, u ankorua në portin e Porticello kur u godit nga moti i egër.
Jonathan Bloomer, kreu i “Morgan Stanley International” dhe Chris Morvillo, një avokat në “Clifford Chance” i cili përfaqësonte Lynch në një gjyq të gjatë në SHBA, ishin midis të zhdukurve.
Gratë e dy burrave janë gjithashtu të humbura, tha Salvatore Cocina, kreu i Mbrojtjes Civile në Siçili.
Zhytësit specialistë kishin arritur në anije të hënën në një thellësi prej rreth 50 metrash, por hyrja shte e kufizuar, tha brigada e zjarrfikësve.
Pesëmbëdhjetë njerëz arritën të largohen përpara se anija të rrëzohej, duke përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, e cila zotëronte varkën dhe një vajzë njëvjeçare.
Të hënën, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e kuzhinierit në bord të jahtit, i identifikuar si shtetasi antiguan Ricardo Thomas.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…