POLITIKE

Radikalët e Kremlinit kundër draftit të ri të paqes nga Kievi dhe BE-ja

Propozimi i ri i paraqitur nga Ukraina dhe aleatët europianë për një marrëveshje paqeje është pritur me refuzim të menjëhershëm nga propaganda ruse. Mediat e afërta me Kremlinin e kanë cilësuar draftin si “të pamundur për t’u pranuar”, duke ashpërsuar tonet ndaj Perëndimit dhe Kievit.

Gazeta ekonomike Kommersant e ka përshkruar dokumentin si “të papranueshëm”, ndërsa kanali i njohur Telegram Rybar, i lidhur me qarqe të larta ushtarake ruse, e ka quajtur “qesharak”. Ndërkohë, Moskovskij Komsomolets ironizoi tekstin, duke shkruar se “jo çdo gjë po shkon sipas ‘planeve’”.

Në Rusi, edhe plani 28-pikësh i Shtëpisë së Bardhë, i cili sipas analistëve përmbante mjaft lëshime ndaj Moskës, ishte pritur me dyshime. Por kundërpropozimi europiano-ukrainas është hedhur poshtë menjëherë, i shoqëruar me akuza.

I dërguari presidencial Kirill Dmitriev akuzoi BE-në se “dëshiron vazhdimin e luftës deri në ukrainasin e fundit”, duke aluduar edhe për çështjen e bujshme të biznesmenit ukrainas Timur Mindich, që kishte vënë në siklet presidentin Volodymyr Zelensky.

Të premten, para Këshillit të Sigurisë, Vladimir Putin la të kuptohej se kishte diskutuar me SHBA-të rreth planit amerikan përpara takimit të mundshëm me Donald Trump në Alaska. Ai e quajti versionin e ri të draftit “produkt të administratës Trump”, duke marrë një distancë të heshtur nga ideja e ngrirjes së vijës së frontit, një propozim që kundërshtohet fort nga radikalët rusë.

Për Kremlinin, një armëpushim që ruan situatën aktuale do të nënkuptonte heqjen dorë nga pjesë të Zaporizhzhias dhe Khersonit, të cilat Rusia i ka shpallur “territor kushtetues” që nga viti 2022. Ideologu nacionalist Aleksandr Dugin e quajti draftin “kurth”.

“S’kemi marrë Kievin, dhe as nuk kemi çliruar të gjitha territoret tona kushtetuese. Perëndimi do ta përdorë armëpushimin për t’u përgatitur për një luftë tjetër”, tha ai.

Megjithatë, sipas Putinit, ai dokument mund të shërbente “si bazë për një zgjidhje të qëndrueshme”. Tani Kremlini pretendon se refuzimi i Kievit e BE-së për draftin amerikan i jep Moskës “alibinë” që kërkonte.

Zyrtarisht, Kremlini ende nuk ka reaguar për tekstin e hartuar në Gjenevë nga Ukraina dhe BE-ja, por mediat pro-qeveritare e kanë shpallur tashmë si të papranueshëm.

Sipas analistëve, strategjia ruse ka qenë që në fillim e thjeshtë: Të mos refuzojë vetë një plan që i përafrohet kërkesave të saj, por të presë që ta rrëzojë pala tjetër, duke marrë avantazh politik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago