BOTA

Raketa, para dhe aleatë/ Maduro do të luftojë apo do të arratiset nga Venezuela?

Artikull i Corriere della Sera, përshtatur në shqip

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Nicolás Maduro-n si një “narcoterrorist”, njëjtë si Manuel Noriega, president-diktator i Panamasë, i cili fillimisht ishte “mik” i CIA-s dhe më pas përfundoi në burg për trafik droge dhe pastrim parash.

Por Venezuela nuk është Panamaja!

Një invazion tokësor si Operacioni “Causa Justa” i vitit 1989 është i pamundur. Asokohe mjaftuan 30 mijë ushtarë, ndërsa në Venezuelë do të duheshin dhjetë herë më shumë.

Analistët thonë se strategjia e Trump synon presion të madh, dhe ndoshta së shpejti edhe lëshim raketash, që mund ta detyrojnë Maduro-n të dorëzohet vetë dhe të largohet drejt një shteti miqësor si Rusi, Kinë, Kubë apo ndonjë vend afrikan, për të shmangur fatin e Noriegas.

Maduro është tashmë i akuzuar nga prokurorët amerikanë si kreu i një narko-shteti, edhe pse shumica e drogës që mbërrin në rrugët amerikane vjen nga Oqeani Paqësor, jo nga Karaibet.

Për kryetarin e Venezuelës ka një shpërblim prej 50 milionë dollarësh, më e larta ndonjëherë nga SHBA-të.

Mendohet se, në mënyrë jozyrtare, Washingtoni i ka hapur rrugën për t’u shpërngulur nga Venezeula, pasi trupat speciale amerikane nuk mund ta nxjerrin me forcë nga Pallati Presidencial i Miraflores.

Aleatët që e mbajnë në pushtet

Maduro ka rezistuar deri tani, mbështetur në rezervat e mëdha të naftës, më të mëdhatë në botë, që e bëjnë Venezuelën objekt të lakmueshëm.

Ai kërkon mbështetje nga aleatët që e mbajnë në pushtet, Rusia me armë, Kina me kredi, Irani me karburant, për të rezistuar ndaj sulmit të mundshëm amerikan, që rrezikon të shkaktojë një përplasje më të gjerë.

Rreziqet e një invazioni

Maduro nuk është i vetëm në pushtet; udhëheqësit e forcave të armatosura kanë fituar pushtet dhe para nën hijen e tij dhe do të rezistojnë deri në fund.

“Një invazion do të ishte kaotik dhe tejet i zgjatur”, shkruan Atlas Report.

Edhe nëse Maduro largohet ose eliminohet, në Caracas mbetet Diosdado Cabello, ministri i Brendshëm dhe i Paqes, që cilësohet si një ndër bosët më të fuqishëm të drogës në Venezuelë.

Opsioni më i mundshëm mbetet me raketa të drejtuara ndaj infrastrukturës dhe ndoshta ndonjë pallati të pushtetit. Por nuk është ende e sigurt që Maduro do të largohet. Një opsion tjetër mund të jenë zgjedhje presidenciale pa manipulime dhe një amnisti, siç ka ndodhur me diktaturat e tjera latine gjatë Luftës së Ftohtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago