Rakiç shpall Mitrovicën karantinë, vjen reagimi i ashpër: A do të ketë guxim Hoti ta shkarkojë atë?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiç, ka shpallur karantinë për komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditë, si pjesë e shtabit emergjent të qeverisë së Serbisë.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik Blerim Vela, i cili ka thënë se kjo paraqet dhunim shtetëror.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se a do të ketë guxim Hoti ta shkarkojë Rakiçin për këtë cenim të sistemit qeverisës dhe institucional?

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Goran Rakic, zevendeskryeminister ne qeverine e Kosoves njofton shpalljen e karantines ne te gjitha komunat veriore me shumice serbe per 7 ditet e ardhshme si pjese e shtabit emergjent te qeverise se Serbise!!!

Kjo paraqet dhunim te sovranitetit shteteror nese keto masa zbatohen pa miratimin paraprak te institucioneve te Kosoves.

A do te kete guxim kryeministri Hoti ta shkarkoj per kete cenim te sistemit qeverises dhe institucional?

Alo patriota? Marshi i UCK-se? Gjykata Kushtetuese? Policia e Kosoves?