Foto: KoSSev, Rakić në Jarinje
Sot në mëngjes, udhëheqësit e Listës Serbe erdhën në vendkalimin administrativ të Jarinjes për t’i dhënë mbështetjen e tyre serbëve të grumbulluar, pas shfaqjes së njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Së bashku me qytetarët janë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakić, si dhe kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq.
Rakiq i bëri thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë.
Siç deklaroi kryetari i Listës Serbe, ky nuk është një aksion, por një reagim ndaj asaj që bëri Prishtina.
“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrejë tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit, të cilët janë të shqetësuar se si do t’u sigurojnë bukë fëmijëve të tyre. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe pyetëm për ndihmën e BE. Dhe i bëj thirrje Presidentit Vuçiç, Vuçiç të reagojë, “tha Rakic.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…