Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq është takuar sot gjatë ditës me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Edhe në këtë takim nuk është parë flamuri i Kosovës, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Rakiq dhe Abbott kanë biseduar për situatën e krijuar nga koronavirusi si dhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Si në takimet e mëparshme, as në këtë takim nuk u pa flamuri i Kosovës në zyrë. Megjithatë, shihet mbishkrimi, Republika e Kosovës.
Se flamuri i Kosovës nuk po mbahet në zyrën e zëvendëskryeministrit kanë raportuar mediat serbe. Ky lajm është demantuar nga zyra e kryeministrit Avdullah Hoti.
Zyra e Kryeministrit në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se flamuri i Kosovës nuk është larguar nga hapësirat e Qeverisë, ku punon Rakiqi.
“Zëvendëskryeministri Goran Rakiq nuk e ka hequr asnjë simbol të Kosovës, as flamurin, nga Zyra e tij. Çështja e përdorimit të simboleve është e përcaktuar nga Protokolli i shtetit, prandaj secili zyrtar është i obliguar t’i përmbahet këtij protokolli. Sa i përket rastit të përfolur në media, ju sigurojmë se simbolet janë aty ku kanë qenë dhe nuk ka pasur asnjë heqje të tyre”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.
Për këtë çështje ka folur edhe presidenti Hashim Thaçi sot. Ai tha se nuk kanë vend në institucione njerëzit që nuk respektojnë simbolet e Kosovës.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…