Tërmeti i fuqishëm me disa viktima që ka goditur në Shqipërinë ka vënë në lëvije edhe vendet e huaja të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis të cilët kanë nisur avionët me skuadrat speciale. Ai shprehet se gatishmëri për të ndihmuar vendin tonë kanë treguar edhe BE, SHBA,
Franca dhe Turqia ndërkohë që Kosova ka aktivizuar skuadrat speciale drejt zonave të krizës.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.
Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”, shkruan Rama