POLITIKE

Rama darkon me Vuçiç, Vulin bën deklaratë lufte: Kosovën e pushtojmë me serbët që kemi atje

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka deklaruar se ka informacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

“Sipas disa informacioneve që unë i kam, me dijeninë e Vuçiqit dhe të Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviç – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodh një destabilizim në Bosnjë automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë ‘Serbinë e Madhe'”, deklaroi Kastrati në “KlanKosova”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se Serbia është mjaftueshëm e fortë për t’u kthyer në Kosovë, edhe pa ndihmën e Rusisë.

“Kur frika dhe ndërgjegjja e papastër u flasin shqiptarëve (sq.red / ‘šiptari’ – term ofendues për shqiptarët që e përdor vazhdimisht ministri Vulin), ata zakonisht lëshojnë thashetheme për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiçi, kurse Serbia është e madhe. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk jemi duke përgatitur ose kërkuar vullnetarë rusë”, tha Vulini, raporton “Beta”.

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës dhe Metohisë, nuk do t’i duhen rusët ose të huajt, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë dhe Metohi. Shqiptarët u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe të përulur dhe të frikësuar u tërhoqën në jug”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Thashethemet e shqiptarëve për rusët në veri të Kosovës dhe Metohisë duhet të shërbejnë si arsye që NATO-ja të ngrejë armët edhe një, në mënyrë që të bëjë një luftë që vetë shqiptarët nuk mund ta fitonin kurrë, ashtu siç nuk mundën të ndërtonin as një shtet vetë.

Nëse forcat e Perëndimit kanë kokat e qytetarëve të tyre për të çuar dëm dhe dëshirën për të bërë luftëra shqiptare, ne serbët nuk kemi kokat e fëmijëve tanë për të humbur. Vuçiç është i vetmi lider në Ballkan që kujdeset më shumë për paqen sesa për të ardhmen e tij politike, por kjo është forca e tij, jo dobësia e tij”, tha Vulini.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago