Rama debaton me anëtaren e Greqisë në KiE: Nder dhe privilegj që jam mik i Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me anëtaren e Greqisë në KiE, Nina Kasimati lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë dhe ndikimin e këtij partneriteti në aderimin e Shqipërisë në BE.

Kryeministri Rama u shpreh se e ka nder dhe privilegj që është mik me Erdogan, duke theksuar se “pa Turqinë kriza e refugjatëve e 2015 do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet për të fuqishme të Evropës ishte Turqia që qëndroi në portet e Evropës dhe bëri atë që bëri”.

Kreu i qeverisë shtoi se dy shtetet Greqia e Turqia duhet t’i zgjidhin problemet mes tyre me anë të dialogur dhe se “Shqipëria nuk zgjedh mes partnerëve tanë strategjikë e miqve”.

Nina Kasimati (Greqi): Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë.

A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evorpaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim

Edi Rama: Zonjës nga Greqia tani është e kuptueshme pse jeni e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Në politikën tonë të jashtme të dyja përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj në lidhje me Shqipërinë. Keni problemet tuaja. Shpresoj që t’i zgjidhni përmes dialogut dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve tanë strategjikë e miqve. Fqinjët janë aty përgjithmonë, gjyshja ime që ishte e mençur më thoshte “fqinji i lumtur është shtëpi e lumtur” dhe e kundërta është e qartë.

Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Turqia, është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Pa Turqinë kriza e refugjatëve e 2015 do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet për të fuqishme të Evropës ishte Turqia që qëndroi në portet e Evropës dhe bëri atë që bëri.

Dua të shtoj se kam nderin të njoh dhe privilegjin të konsideroj veten si mik të të dyve. Janë njerëzit më të mirë në vendin e duhur për ta zgjidhur këtë. As Greqia nuk do ikë dhe as Turqia.