Kryeministri Edi Rama, nuk e ka lënë pa përgjigje fjalimin e deputetes Rudina Hajdari në parlament edhe pse kundër këshillave të grupit të tij.
Me shprehjen se opozitën nuk e zgjedh, nuk e ke, Rama u shpreh se në fjalimet e saj, ngjan si dy pika uji me opozitën jashtë parlamentit.
Më tej Rama ka shpërthyer ndaj Hajdarit duke i thënë se ajo nuk di të dallojë fjalët që nxjerr dhe nuk di të radhisë mendimet.
“E kishim opozitën këtu nën udhëheqjen e atyre që e hoqën që këtej tani kemi opozitën këtu me ata që nuk shkuan pas tyre, por në fjalimin tuaj zonja Hajdari ju jeni njësoj si dy pika uji me ata që sjanë këtu.
Nëse ka ndryshim mes jush dhe kryetarit të ish partisë tuaj është ai gënjen me dashje ju gënjeni pa dashje. Ai bën sikur nuk kupton ndërsa ju nuk kuptoni. Fjalimet tuaja si ndërtimet pa leje.
Në flasim për një temë konkrete, ju sa herë merrni fjalën flisni për tema të tjera pa lidhje, një bolori fjalësh tamam si vër tulla hidh mistri pa ditur çfarë ndërton. Nuk dini të dalloni metaforën frazën, fjalët.
Dhe gjithmonë me fjalimet tuaja mbarojnë me shprehjen, A do bëjmë ndonjë gjë?
Nëse ka diçka që duhet të bëni, filloni nga sistemimi i rrugëve të mendimit dhe pastaj fjalimeve. Keni kapacitet dëgjimi të ulët. Pretendoni se po i kundërvihem
Ju thashë që kam qenë kryetar bashkie, natyrisht në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi dhe prodhon fjalë- fjalë pa patur parasysh raportin me të vërtetën, raportin me historinë e fjalës.
Çfarë flet? Për ca flet? Ca thua? Çlidhje kanë këtu sallata fjalësh që gatuan në foltoren e parlamentit? Çfarë thua betonizimi? Betonizimi është gur artificial që ta mësosh?
Arsyeja pse mora fjalën nuk është të bëj polemikë me ju, thashë dua s’dua unë ju jeni opozita, nuk ju zgjedhim ne, kaq keni kaq bëni. Meqë ju sollët të gjitha veshgjatësitë që përsëriten nga ata që iu udhëhiqnin ju deri dje, ja vlen që mbase të harxhoj pak kohë me ju.
Ju thoni që sot është administrata më e korruptuar që keni parë ndonjëherë?
Unë them që korrupsioni sot luftohet më shumë se kurdoherë tjetër, dhe sot është e mundur të thuhet se po shkon gjithnjë e më shumë duke u tkurrurr.
Deri në fund të 2020 do të bëjë që të gjitha shërbimet në sportelet e shtetit nuk do ta kenë më të nevojshëm qytetarin fizikisht.
Ju ftoj zonja Hajdari të shkoni ta provoni vetë, se sa thjesht mund ta aplikoni online.
Ju thoni që nga Shqipëria po emigrojnë më shumë se kurrë ndonjëherë, mbi cilat të dhëna, mbi cilat baza e thoni këtë?
Nëse i referoheni shifrave kjo që thoni ju nuk është e vërtetë.
Si s’të vjen zor se je dhe grua e nënë dhe vjen e flet që më thua mua ndan pazare, cilin Pazar ndaj unë?
Kjo është të flasësh broçkulla, unë ty ta fal se ti nuk di se ç’thua, ty të del fjala përpara se të përpunosh mendimin, cilat pazare ndaj?
Ti më merr të keqen mua për pazare dhe për ndarje pazaresh, dhe për ta mbyllur, ç’është ky koncepti që unë jam i pangopur kancelarin e Gjermanisë, çfarë fjalie është kjo?
Cila hemisferë brenda magazinës që keni mbi shpatullat tuaja ja u prodhojë këtë? Çlidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi këtu? Çfarë është kjo?“, tha Rama