Rama: Jemi në përfundim të marrëveshjes me Turqinë! Shqipëria do të marrë 6 dronë të armatosur ‘Bayraktar’

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi i fundit me Erdogan duke thënë se Shqipëria është drejt marrëveshjes për të marrë 6 dron nga Turqia. Nuk dha detaje për koston që kanë dronët e armatosur ‘Bayraktar’, por theksoi se Shqipëria do t’i marrë me çmim të arsyeshëm.

“Me Erdogan diskutuam për domosdoshmërinë e dronëve. Jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronët bajraktarë. Do marrim 6 që do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrolle të territorit, për ndërtime pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e narkotikëve dhe kështu me radhë. Dronët i kanë pjesë të tyre kamerat inteligjente”, tha Rama në një intervistë televizive.