Kryeministri i Shqipërisë kritikoi ashpër një propozim të Mbretërisë së Bashkuar për të krijuar qendra përpunimi të azilit në vendet e treta, duke thënë se plani pasqyron një ndryshim shqetësues në diskursin politik britanik që nga Brexit.
Në një intervistë me median ndërkombëtare, Edi Rama e përshkroi skemën si pjesë të një modeli më të gjerë në të cilin “e paimagjinueshmja” është bërë normale, raportoi The Guardian të enjten.
“Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme, që Britania të kërkonte vende për të larguar emigrantët”, tha Rama, duke e quajtur idenë “krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”.
Plani i ashtuquajtur “qendra kthimi”, i njoftuar muajin e kaluar nga kryeministri britanik Keir Starmer gjatë një vizite në Shqipëri, do të shihte azilkërkuesit e refuzuar të dërgoheshin në vendet e treta pasi të kishin shteruar rrugët ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai sqaroi se Shqipëria nuk do të merrte pjesë, duke përsëritur refuzimin e tij të vazhdueshëm të propozimeve të tilla nga udhëheqës të shumtë të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Boris Johnson dhe Rishi Sunak.
Rama e krahasoi qëndrimin e tij me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë, duke përmendur lidhjet unike historike të vendeve.
“Kur Italia na kërkon diçka, ne themi po, pikë,” tha ai, duke vënë në dukje mbështetjen e gjatë të Italisë për Shqipërinë që nga rënia e regjimit të saj stalinist.
Rama gjithashtu u ankua për atë që e përshkroi si rënien e tonit politik të Mbretërisë së Bashkuar. “Tetëdhjetë përqind e gjërave të pranuara sot në Britani do të kishin qenë të paimagjinueshme para Brexit,” tha ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…