Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ka thënë se takime si ato me Presidentin Serb, Aleksandar Vucic janë të nevojshme për bashkëpunim rajonal, teksa thotë se edhe dikush nga Kosova u ulë në një tavolinë me politikanë serbë, duke iu referuar kështu takimit Sveçla-Djuric.
Duke folur në Zonën e Debatit, Rama ka përmendur edhe takimin e deputetit të VV’së, Xhelal Sveçla, me politikanin serb, Marko Djuric.
“Edhe ai nga Kosova atje u ulë në një tavolinë me serbin, hëngrën e pijtën së bashku”, ka thënë Rama.
Tutje, ai ka thënë se sulmet që i janë bërë për këto takime, kanë qenë edhe pikë e atyre që e sulmojnë.
“Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe nuk jam tradhtar sot që bëj këtë. Isha dhe jam unë, që bëj gjëra që besoj dhe i bëj me zemër dhe bindje. E kuptoj që me Serbinë, emocionet dhe e gjitha problemet nga Serbia, mund të bëhet politike në Kosovë, të fitohen pikë në elektoral, mund të bëhen pikë edhe atyre që më sulmojnë”, ka thënë ai.