POLITIKE

Rama: Më refuzuan kur kërkova vizë britanike, për këtë kam shkruar në “The Guardian”

Kryeministri Edi Rama tha se në vitet ’90-ta ai ka aplikuar për një vizë britanike, por është refuzuar.

Sipas tij për këtë ngjarje, i nxitur nga miku që e  kishte ftuar në Britani, kryeministri ka shkruar një artikull për “The Guardian”, ku për herë të parë është njohur me median e lirë.

“Kontakti im i parë me median e lirë ndodhi në fillim të viteve 90. Unë isha jashtë dhe aplikova për një vizë britanike dhe më refuzuan. Miku që më ftoi ishte shumë i zemëruar dhe më tha pse nuk shkruan një artikull për “The Guradian”, ai kishte njohje dhe unë shkruajta për përvojën e mos marrjes së vizës britanike. në atë kohë Britania ishte pjesë e Bashkimit Europiane.

E dërgoj u ktheva shumë vonë në shtëpi dhe në atë kohë nuk kishte telefona celular, por kishte sekretari telefonike. Më mori një zë gruaje dhe më tha po ju marr nga “The Guardian” sepse duhet të flasim për dy gjëra e të marim miratimin tuaj. E para për titullin dhe e dyta për diçka brenda artikullit.

Unë isha mësuar me një mënyrë tjetër, fola me të dhe ajo më propozoi një titull që për mua ishte shumë në rregull dhe donte të bënte një ndryshim të vogël. Unë i thashë se pse duhet të më pyesnin për këto gjëra të vogla e pse nuk e botonin. Ajo duke e parë që unë isha barbari që sapo kisha fituar lirinë e më tha, mirë se erdhët në botën demokratike zoti Rama, kjo quhet kontroll i fakteve dhe e drejtë e autorit.

Disa muaj më pas marr nga e njëjta gazetë një artikull që duhej të botohej për Tiranën si parajsa e pastrimit të parave për kontinentin. Nuk e di se me sa shumë pasaktësi dhe informacion të rremë, e më kërkuan nëse kryeministri donte të përfshinte një fjali. Zyra ime u tha se kryeministri ishte gati të fliste pasi në të kishte shumë të dhëna gabim, u dërguam një listë të plotë faktesh, por thanë si përgjigje që artikulli do të botohej”, tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

29 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago