Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Greqi në forumin e Bashkimit Evropian për vendet e Ligës Arabe ka folur për vrasjen e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policore shqiptare, në Bularat të Gjirokastrës.
Në një intervistë për “Euroneës”, kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se dikush që lëviz me armë dhe kërcënon njerëzit, është i rrezikshëm. “Kam besuar dhe besoj se dikush që lëviz me armë dhe kërcënon njerëzit është i rrezikshëm”, ka thënë Rama.
Ndërsa, pyetjes nëse vdekja e Kacifas mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm mes komunitetit grek dhe shqiptar, kryeministri shqiptar i është përgjigjur se nuk e mendon një gjë të tillë.
“Unë nuk mendoj, përkundrazi besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që, nëse politika nuk ndërhyn, ato janë një. Prandaj, nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve, ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar bashkë për shumë vite.
Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinj dhe jemi “të mallkuar” për të jetuar bashkë dhe për ta dashur njëri-tjetrin. Kështu që, nëse politika nuk fut hundët dhe nuk përpiqet të ushqejë urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…