Kryeministri Edi Rama deklraoi këtë të premte se nuk ka asnjë takim apo marrëdhënie me Beogradin zyrtar, sa kohë nuk janë liruar tre policët e Kosovës.
Rama tha se në çdo kanal komunikimime Serbinë këto kohë, nga ana e Shqipërisë do të ketë vetëm kërkesën për lirimin e tre policisëve ë Kosovës që janë marrë penga nga autoritetet serbe.
“Nuk ka asnjë takim, nuk ka asnjë zhvillim tjetër, çdo kanal komunikimi ka vetëm një fjali: Lironi tre policët e Kosovës. Nuk ka asgjë tjetër veç asaj”, tha Rama.
Gjithashtu Rama shtoi”: “Nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër me Serbinë këto kohë, marrëdhënia e vetme është lirimi i atyre tre policëve. Asnjë lloj përfitimi nuk ka në aspektin cinik, duke mbajtur në burg tre policië të shtetit tjetër me justifikimin që shkelën kufirin”, tha Rama.