Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar tek ‘Zonë e Lirë’.
I pranishëm në panel ka qenë edhe aktivisti Adriatik Lapaj. Mes tyre është zhvilluar një debat teksa ky i fundit i nxori një video të 8 viteve më parë, kur vetë socialisti thoshte se do të hiqte TVSH-në për ushqimet.
Rama pranoi që ky premtim nuk mund të mbahet, pasi sipas tij ekonomia ka nevojë që të përtërihet, dhe për këtë duhet të gjenerojë para. Situata u nxeh paksa teksa Lapaj i kujtoi Ramës një thënie të Çurçillit, për politikanët dhe gënjeshtrat.
“Ne do ti bëjmë zero taksat e ushqimeve për popullin”, thoshte Rama 8 vite më parë, në audion e nxjerrë në studio nga Lapaj.
Debati i plotë:
Rama: Meqë vure atë audione para 8 viteve kur ne ishim akoma në opozitë, ndërkohë që ka eksperiencë dhe prova. Ne jemi vendi që kemi më shumë prdukte të përjashtuara nga TVSH, ka shumë përjashtime nga TVSH-ja në Shqipëri
Lapaj: Buka që është kryesorja nuk është
Rama: Një minutë mor një minutë, se ka arsye. Qëllimi ynë kryesor është që të mos mbesim në rishpërndarjen e të ardhurave që mbetet po ajo dhe nuk rritemi dot, por të rrisim produktivitetin. Po nuk e bëmë këtë ne nuk mund të ecim përpara, dhe riqarkullojmë paranë në një qarkull vicioz. Çurçili thotë që mendim nuk ndryshojnë vetëm budallenjtë
Lapaj: Çurçilli thotë dhe një gjë tjetër, që nuk kam parë asnjë politikan që të konsumojë gënjeshtra dhe të bëhet me dhimbje stomaku
Rama: Një sekondë, një sekondë, kur të dilni atje poshtë citojeni si të doni, me mua je këtu përballë
Çani: Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë
Rama: Kur të dilni atje shani si të doni, kurse këtu mua në sy gënjeshtar nuk më quan dot. Unë nuk jam politikan
Lapaj: Unë kam qenë 7 vjeç kur ke qenë ti kryeministër, ti je në moshën e babait tim, dhe ata që janë në moshën e babait tim i dua shumë
Rama: Unë kam respekt për ty, por kur hyre këtu mu kujtove që angazhohesh me çështjet e turizmit, për nxjerrjen e gomave nga deti
Çani: E sheh që nuk je më i qetë, të ka hipur pak damari
Rama: E kam problem këtë historinë, politikanët, politikanët.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…