POLITIKE

Rama për deklaratën e Samitit të Sllovenisë: Askush nuk na pyeti për mendim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar rëndë Bashkimin Evropian dhe politikat e saj karshi Ballkanit Perëndimor, në Samitin e BE-së që është mbajtur sot në Bërdo të Sllovenisë.

Rama ka publikuar në Facebook fjalimin e tij të plotë në këtë samit, ku ndër të tjera ka kritikuar BE-në për mospranim të Shqipërisë në këtë familje dhe për mosliberalizim të vizave për Kosovën.

“Po si i bëhet për shembull, për ekzistencën e 2 milionë qytetarëve të Kosovës ende të kyçur brenda në vendin e tyre, disa vjet pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave? A nuk është surreale që ata mund të udhëtonin lirisht jashtë vendit të tyre, kur ishin nën një regjim brutal i cili u rrëzua me bombat e SHBA dhe BE, ndërsa sot ata janë të kyçur brenda nga vetë çlirimtarët e tyre? Meqë ra llafi BE-ja ka liberalizuar vizat për 52 milionë njerëz jashtë hartës së ardhshme të Unionit dhe jo vetëm përpara, po edhe pasi ajo vetë ka deklaruar, publikisht, se Kosova i përmbushi të gjitha kriteret teknike; madje përmbushi edhe një kriter pa lidhje, që iu kërkua shtesë, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E di e di, është ajo që është”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë me këtë rast se Bashkimi Evropian nuk është më i miri, por më të mirë se ai nuk ka.

Sipas tij, për këtë arsye edhe pajtohen me deklaratën përfundimtare të samitit, ndonëse siç ka thënë, askush nuk i pyeti për mendim gjatë hartimit të saj.

“Në fund të ditës, Bashkimi Europian nuk është më i miri, por më të mirë se Bashkimi Europian nuk ka. Kjo është edhe arsyeja pse ne pajtohemi plotësisht me deklaratën përfundimtare të samitit, edhe pse askush nuk na pyeti për mendimin tonë përgjatë hartimit të saj. Është ajo që është”, ka thënë Rama.

Ai ka kërkuar po ashtu që BE-ja të mos e ndajë Ballkanin Perëndimor nga planet e veta të emergjencave

“Le të shpresojmë që në këtë rast të ri krize madhore që na prek të gjithëve, qytetarët tanë nuk do të lihen nga BE-ja si peshq pa ujë, ashtu siç ndodhi kur na latë jashtë skemës së shpërndarjes së dozave të para të vaksinave, duke e detyruar rajonin tonë, që në një luftë të mirëfilltë për mbrojtjen e jetës të mbështetet tek të shumëpërfolurit aktorë të tretë, shprehimisht Kina, Rusia apo Turqia nëse e doni edhe me emra”, është shprehur Rama.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, bashkë me shtetet anëtare, në Samitin e Sllovenisë, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët.

Aty BE-ja thotë se ka përsëritur mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa një pikë prej tyre i dedikohet direkt dialogut Kosovë-Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago