POLITIKE

Rama për mediet spanjolle: “Jemi mësuar me rrugën e vështirë, nuk presim asgjë nga BE

Sot Liderët e Bashkimit Evropian dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Samitin e Brdos në Slloveni, për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një intervistë për median spanjolle ‘El PAIS’, kryeministri, Edi Rama tha se Shqipëria  është mësuar me rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë nga Europa, pasi kjo e fundit nuk ndodhet në momentin e saj më të mirë.

Edi Rama: “Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm. Ne kemi dëgjuar shume gjëra për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër,  fjalët e bukura janë një gjë, faktet gjë tjetër … Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit.”

Rama këmbëngul se hyrja e Shqipërisë në BE është një “nevojë” dhe se nuk ekziston asnjë “alternativë”  tjetër për pos integrimit të vendit tonë në BE. Kryeministri gjithashtu u shpreh “Evropa është zgjedhja dhe feja jonë.”

Edi Rama: “Integrimi është i vetmi proces që unë e konsideroj jetësor, se si të ndërtojmë një shtet demokratik dhe funksional bazuar në sundimin e ligjit, në një ekonomi konkurruese të tregut të lirë të bazuar në një shoqëri dinamike në standardet e BE -së. Jo sepse na kërkohet, por sepse BE-ja është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson […]. Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më energji duke u ankuar.”

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago