Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është ngjarje e madhe.
Në rubrikën “Sy m’Sy” në Facebook, Rama ka thënë se ky rast e ka bërë të ndryshojë mendje për strategjinë e tij për të heshtur përballë vendimeve të drejtësisë.
“Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që detyrën ia kanë lënë mbi shpatulla treçerek zgjedhës është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloja si 5 vite me s’kam koment, s’kam koment. Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mia në të gjitha rastet kur drejtësia do të bëjë punën e saj”, ka thënë Rama.
Ai gjithashtu ka folur edhe për protestat e thirrura ku do të kërkohet dorëheqja e tij.
“U përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishet këtu poshtë dhe do vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos këtu”, ka thënë Rama.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…