Nga Dritan Shano
Zonja dhe Zotërinj,
Ju lutem tregoni një minimum disipline publike dhe kujdesi shëndetësor për veten tuaj dhe këdo që keni pranë.
Jemi të varfër, nuk jemi të pajisur mjaftueshëm me mjete dhe instrumenta për përballimin e një epidemie të gjerë, kështuqë është e rëndësishme të ruajmë qetësinë, dhe mos shpërthejmë në panik dhe histeri kolektive, siç e kemi zakon.
Nuk dua të paragjykoj Qeverinë, jam i bindur që do bëjë gjithshka që ka mundësi për të mbrojtur dhe ruajtur jetën e Shqiptarëve me të gjitha mjetet dhe instrumentat që ka në dorë, qofshin këto mjekësore apo ligjore.
I sugjeroj Kryeministrit të mbyllë kufijtë për popullsi të huaja që duan të hyjnë në Shqipëri në numra të mëdhenj. Mbrojtja dhe ruajtja e jetës së 1 shqiptari është mijëra herë më e rëndësishme se sa të dukesh bukur në arenën ndërkombëtare. Për këtë dhe vetëm për këtë arsye e kanë zgjedhur shqiptarët.
Ne si qytetarë, duhet thjesht duhet të rrisim higjienën personale, dhe të respektojmë njëri tjetrin.