FOTO&VIDEO

Kërkohen vullnetarë që të infektohen me koronavirus: Pagesa është e kënaqshme

3 500 stërlina për këdo që pranon në mënyrë vullnetare të infektohet me koronavirus dhe të ndihmojë shkencëtarët për të gjetur një vaksinë. Një qendër shkencore në Londër ka arritur të rekrutojnë deri tani 24 vullnetarë, sipas raportimeve të Daily Mail.

Ata do të infektohen me variantin më të dobët të virusit që deri tani ka vrarë më shumë se 3800 persona në të gjithë botën – duke u shkaktuar atyre simptoma të ngjashme në frymëmarrje.

Më pas do të testohet një mjekim që është krijuar nga shoqëria Hvivo.

Pacientët do të qëndrojnë në karantinë për dy javë për të parë nëse mjekimi ka sukses. Rreth 35 vaksina të tjera janë në fazë zhvillimi, dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 46 milion stërlina të tjera për betejën kundër koronavirusit.

Gjithësesi ekspertët kanë thënë se është e pamundur që të miratohet një vaksinë në kohë për të ndaluar epideminë akuale që deri tani ka infektuar më shumë se 110 mijë persona në të gjithë botën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago