Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook”kryeministri shkruan:“Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju”.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë Fiter Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.