FOTO&VIDEO

Rama viziton Gardën Kombëtare të Iowas ku janë të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së

Në vazhdën e vizitës në ShBA, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s. Gjatë kësaj vizite është takuar me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell ku diskutuan për avancimin e Partneritetit Ndërshtetëror që Kosova ka me këtë shtet të SHBA-së.

Gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen dhe bashkëpunimin për një dekadë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Në veçanti, ai çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të FSK-së së bashku me Gardën e Iowa-s në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka Kosova është bërë tashmë kontribuuese e sigurisë në Botë.

Gjithashtu, të dy gjeneralët diskutuan për avancimin e këtij partneriteti, për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në funksion të ngritjes së ndërveprueshmërisë dhe aftësive ushtarake për pjesëmarrje efektive edhe në zbarkimet dhe misionet tjera të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjatë kësaj vizite Gjeneral Rama vizitoi stërvitjen fushore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku ishin të integruar edhe pjesëtarët e FSK-së, ku u njoftuan nga afër me aftësitë dhe kapacitetet operacionale logjistike dhe ato ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago