POLITIKE

Rama zbulon pengesën dhe frikën më të madhe që duhet të kalojë Shqipëria për të hyrë në BE

Për kryeministrin Edi Rama është mendësia e rajonit pengesa më e madhe që do të duhet të kalojë Shqipëria për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Rama tha nga konferenca për mediat pas samitit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor për planin e ri të rritjes se për diçka të tillë ishte rënë dakord edhe 10 vite më parë, por shkopinjtë nën rrota që fqinjët i fusin njëri-tjetrit dhe përplasjet me bazë politike e kanë mbajtur peng integrimin.

“Pengesa e vetme më e madhe së cilës mund ti trembemi është mendësia midis vendeve të rajonit sepse siç e thashë më parë, ky plan i ri i rritjes sa i takon çfarë duhet të bëjmë në planin rajonal është saktësisht ajo që kemi rënë dakord në parim 10 vite më parë. Është saktësish çfarë jemi përpjekur të çojmë përpara me Ballkanin e Hapur dhe arsyeja që në 10 vjet nuk arritëm të përparonim aq sa do të donim ishte mendësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politikave të brendshme kundër interesave tona. Pra pengimi i qarkullimit të kamionëve është krejt kundër frymës së Procesit të Berlinit dhe shkronjës së planit të ri të rritjes.”

Sipas kreut të ekzekutivit tanimë ka vend për optimizëm pasi deklarata e samitit të sotëm është firmosur nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama tha se ajo çka duhet bërë në vijim është puna e përbashkët për të ecur më shpejt drejt BE-së.

Kjo sipas kryeministrit duhet të ndërlidhet edhe me reformat e thella në përshtatje me direktivat dhe legjislacionin e bllokut, që Shqipëria dhe çdo vend tjetër në rajon duhet të zbatojë deri në 2027.

“Deri më tani shohim që ka vullnet të mirë, deklarata e përbashkët është miratuar nga të 6 vendet. Kemi rënë dakord të përqendrohemi fort te puna së bashku. Nëse do të jemi në gjendje ti bëjmë gjërat së bashku do të ecim shumë shpejt, nëse jo do të dështojmë të gjithë, sepse çdo gjë është e ndërlidhur. Nuk mund të pretendosh që të kesh një kosto transaksioni të njëjtë me vendet e Be dhe pastaj koston tjetër të transaksionit t’ia ngecësh fqinjit. Jo nuk funksionon. E dyta është puna e brendshme. Plani i rritjes nuk është i shkëputur nga reformat e vendeve anëtare. Plani i rritjes është një bashkudhëtar i procesit tonë të rezultateve në reforma. Si Shqipëri na duhet të ecim përpara me një valë të re reformash, që e kemi nisur.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

9 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

14 orë ago