Ramadani: E kemi situatën nën kontroll, do të hapen shkollat e universitetet nëse i përmbahemi masave

Në një konferencë të mbajtur në orët e mbrëmjes nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me pandeminë COVID-19 ka folur edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ai ka thënë se ata kanë në kontroll të gjitha rastet dhe vatrat, por që qytetarët duhet të vazhdojë t’i përmbahen masave të rekomanduara, pasi që mund të kthehemi prapra, transmeton Indeksonline.

“Kisha dasht një apel qytetarëve me rastin e përmbylljes së javës, në të cilën duke i falënderu epidemiologët, e profesionistët, po ashtu edhe vet qytetarëve që iu kanë përmbajt rekomandimeve.

Ne e kemi situatën në kontroll dhe të gjitha rastet e regjistruara, po ashtu edhe kontaktet e vatrat.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm duke pas parasysh se lehtësimi i masave e festive në muajin e kaluar, por edhe fillimi i punës e rihapja e bizneseve ka ndiku në rritjen e rateve në disa komuna, 6 nga to.

Raste këto që në realitet janë vatra të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë të bëjnë me moszbatimin e rekomandimeve të MSH-së.

Duke e pas parasysh metodën që kemi përdor, e kemi parandalu dhe e kemi tejkalu me sukses gjendjen.

Besoj edhe këtë javë do ta tejkalojmë me pasoja minimale që mund të krahasohet nesër në raport me vendet e tjera, ndër më të suksesshmet në botë, prandaj duhet ta ruajmë këtë normalitet duke mos e keqkuptu situatën.

Pasi e them me përgjegjësi morale se virusi është akoma këtu.

Për të kuptuar drejt lehtësimin e masave e kemi bërë një hap përpara dhe kemi hap kufijtë, do t’i hapim shkollat dhe univerisitetet, dhe me këtë kemi dëshmu se mund ta mbajmë në kontroll, por duke plotësu një faktor, qytetarët që duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte rekomandimeve.

Përndryshme nëse s’i përbahemi këtyre rekomandave, mund të rikthehemi mbrapa.

Të na detyrojë që të rekomandoj MSH-në e qevrinë për masa edhe më të rrepta.

Ne të gjithë bartim maska, duhet maska patjetër të bartret i lusim qytetarët të na ndihmojë në këtrë drejtim”, tha ai.