Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Gjykata Speciale e ftoi atë për intervistim për shkak të deklaratave të Milaim Zekës.
Ai pohoi në Rubikon me Adriatik Kelmendin se intervistimi i tij nga Specialja gjatë gjithë kohës qe për shkak të letrave të pretenduara të Milaim Zekës ndaj Hashim Thaçit, njofton Klan Kosova.
”Unë kam qenë i ftuar nga Gjykata Speciale, për shkak të deklaratave të Milaim Zekës dhe akterëve të tjerë kinse unë kam shkruar tri letra kundër Hashim Thaçit”.
”Për to edhe Prokuroria Speciale më ka ftuar, edhe Prokurori i Kosovës. Kur kemi shkuar tek Sylë Hoxha, më ka pyet dhe i jam drejtuar ‘’pse po me pyetni mua? pyeteni Milaim Zekën – merrjani Milaim Zekës’’.
”Milaim Zeka ka thënë para të gjithë qytetarëve të Kosovës se ai i ka ato letra.
Me këto akuza të Zekës ju jeni ftuar dy herë nga Gjykata Speciale?
”Edhe Gjykata Speciale nga ora 9 mëngjes deri në ora 6:10 të mbrëmjes më ka mbajtë dhe më ka intervistuar për ato letra”.
”Vetëm për ato letra gjatë gjithë kohës jam intervistuar. Kjo ka qenë ajo për të cilën unë jam ftuar”.
Ai thotë se tek Prokuroria e Kosovës shkuan pasi Presidenti Hashim Thaçi ngriti padi ndaj tij dhe Milaim Zekës, njofton Klan Kosova.
”Zotri Thaçi na ka paditur dhe prokurori na ftoi por nuk e dijmë cili është epilogu i saj”.
”Pastaj kam bërë disa padi ndaj Milaim Zekës. Unë kam shkruar për shpifje dhe pretendoj ta fitoj gjyqin dhe ta vërtetojmë se kush ka të drejtë”.
”Edhe ai më ka padit, pastaj më ftoi në takim, mu lut që t’ja tërheq padinë – i kam thënë ”jo faleminderit shihemi në gjykatë”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…