Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, në ditën që përkon me datën e lindjës të ish-presidentit historik.
Lider dhe ideator të lëvizjes paqësore e ka quajtur Haradinaj ish presidentin Rugova.
“Secili prej nesh, institucionet tona për herë do ta nderojnë liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore dhe Presidentin historik të vendit, Dr. ibrahim Rugova.
Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve.
Sot në shënim të ditëlindjes së Dr. Rugovës, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh te shtatorja e Presidentit Rugova” shkruan Haradinaj në Facebook. Ka qenë pikërisht Ibrahim Rugova ai që i kishte dhënë mandatin e parë për kryeministër Ramush Haradinajt në vitin 2004.