LAJME

Mynih: Hetuesit flasin për motiv islamik të atentatorit

Pas sulmit të Mynihut,hetuesit kanë zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjeve dhe autorit. Prokurorja e lartë Gabriele Tilmann tha në një konferencë shtypi se, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të punëve, “guxonte të fliste për një motiv islamik”. Kjo duket nga analizat e celularit të tij dhe nga deklaratat e autorit të sulmit.

Tilmann citoi deklaratat e efektivëve të policisë se dorasi kishte bërtitur “Allahu Akbar” pas krimit, si dëshmi e një motivimi islamik. Ai gjithashtu kishte pranuar gjatë marrjes në pyetje se e kishte drejtuar makinën qëllimisht drejt fundit të një demonstrate të sindikatës ver.di. Deklaratat tregojnë një motivim fetar, tha Tilmann, duke theksuar se hetimi ishte ende në fazat e hershme.

Nuk ka asnjë provë për sëmundje mendore

Sipas prokurores së lartë Tilmann, nuk ka asnjë se 24-vjeçari kishte probleme psikologjike që mund të kishin ndikuar në krim. Për këtë arsye nuk është bërë asnjë kërkesë për pranimin e tij të përkohshëm në një qendër psikiatrike.

Pa precedentë penalë

Prokurorja konfirmoi se ai kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2016 si refugjat i mitur i pashoqëruar dhe në momentin e kryerjes së veprës penale nuk kishte pasur detyrim për t’u larguar nga Gjermani. Ai kishte marrë një apartament me qira në Mynih, punonte në sektorin e sigurisë dhe nuk kishte precedentë penalë. Ka pasur vetëm një rast mashtrimi në zyrën e punësimit në Bavari. Ai ishte regjistruar si i papunë, më pas filloi të punonte dhe nuk ishte çregjistruar me kohë, tha Tilmann. Çështja u pushua në këmbim të gjobës, sepse ishte për një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Tridhjetë e gjashtë persona u plagosën kur një makinë përplasi protestuesit të enjten, tha policia, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas njoftimeve të spitalit, një fëmijë ishte në gjendje kritike.

Zëvendëspresidenti amerikan shpreh ngushëllimet pas sulmit

Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, edhe në emër të gruas së tij. “Ne jemi shumë të pikëlluar nga ajo që ndodhi,” tha Vance në një takim me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ministren e Jashtme Annalena Baerbock përpara fillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ai u uroi viktimave dhe familjeve të tyre gjithë të mirat dhe shërim të shpejtë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago