Nuk do të shkoj shumë gjatë e PDK do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, Kjo ka filluar të diskutohet edhe brenda partive të koalicionit.
Në rendin e ditës të siguruar për mbledhjen e sotme të AAK-së, shihet që në pikën C është Koalicioni qeverisës, ku do të diskutohet për futjen e PDK-së.
Njohësi i çështjeve politike, Gurakuq Kuqi, për një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, AAK-ja do ta minoj Qeverinë Hoti deri sa të arrijë synimin që ta marrë postin e Presidentit për Ramush Haradinaj.
Gjithashtu ka thënë se AAK-ja ka vetëm ushtrues të detyre të kryetarit, është një plan largpamës, nëse PDK-ja nuk hyn në koalicion, qeveria mund të konsiderohet në rënie dhe Kosova deri kah fundi i vitit do shkojë në zgjedhje. PDK-ja kërkesën po ashtu e ka shumë të lartë, ose postin e Presidentit, ose të Kryeministrit.
“AAK-ja do ta minoj Qeverinë e Hotit deri sa të arrijë synimin që ta marrë postin e Presidentit për Ramush Haradinaj. AAK-ja për momentin ka vetëm ushtrues detyre të kryetarit, pra është një plan largpamës. Nëse PDK-ja nuk hyn në koalicion, qeveria mund të konsiderohet në rënie dhe Kosova deri kah fundi i vitit do shkojë në zgjedhje. PDK-ja kërkesën po ashtu e ka shumë të lartë, ose postin e Presidentit, ose të Kryeministrit”, është shprehur ai.
Tutje ka thënë se LDK, këto kërkesa janë të papranueshme, sepse postin e Presidentit e shohin si abazhur të tyre pasi e dinë që me rënien e kësaj qeverie do jenë në opozitë, e këto veprime nuk kanë përkrahjen e SHBA-së.
Ai ka shtuar duke thënë se Qeverisa Hoti mund të përfundoj me poshtërimin e njëjtë siç e ka marrë pushtetin, arsye të tjera janë se Qeveria deri më tani ka dështuar në çdo sferë është qeverisje edhe më e keqe se ajo e Ramush Haradinaj.
Gjithashtu tha se partia e tij nuk e ka hallin te dialogu dhe zhurma e tyre për dialogun, është propagandë kërcënuese për arritjen e qëllimit të vërtetë, që është bërja e Ramushit President.
“Për LDK-në të gjitha këto kërkesa janë të papranueshme, sepse postin e Presidentit e shohin si abazhur të tyre pasi e dinë që me rënien e kësaj qeverie do jenë në opozitë. Ndërsa këto veprime nuk kanë përkrahjen e SHBA-së. Pra, mbijetesa e Qeverisë Hoti mund të përfundoj me poshtërimin e njëjtë siç e ka marrë pushtetin. Arsye tjera janë se Qeveria deri më tani ka dështuar në çdo sferë dhe është qeverisje edhe më e keqe se ajo e Ramush Haradinajt. Ky i fundit dhe partia e tij nuk e kanë hallin te dialogu dhe zhurma e tyre për dialogun është propagandë kërcënuese për arritjen e qëllimit të vërtetë, që është bërja e Ramushit President”, tha ai
Ai ka përfunduar duke thënë se e ardhmja mund të sjellë qeverinë LVV-PDK me kryeministër Albin Kurti, pasi Kadri Veseli do të jetë zënë duke u përballur Gjykatën Speciale që ia ka krijuar partia e tij, ndërsa Presidente e vendit mund të jetë Vjosa Osmani, e cila ka filluar të mbrohet edhe nga PDK-ja dhe jo vetëm nga LVV-ja, dhe disa deputetë të LDK-së.
“E ardhmja mund të sjellë qeverinë LVV-PDK me kryeministër Albin Kurti, pasi Kadri Veseli do jetë i zënë duke u përballur me Gjykatën Speciale që ia ka krijuar partia e tij. Ndërsa, Presidente e vendit mund të jetë Vjosa Osmani e cila së fundmi në Kuvend ka filluar të mbrohet edhe nga PDK-ja dhe jo vetëm LVV-ja dhe disa deputetë të LDK-së”, ka përfunduar Analisti Kuqi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…