Nga kabineti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit kanë reaguar pas raportimeve të djeshme se rusi i shpallur “Non-grata” nga Osmani është parë në Kosovë.
Shefi i stafit të Osmanit, Blerim Vela e ka quajtur “dezinformatë” lajmin se personi i njohur si Denis Vengerskii po qëndron në Kosovë.
Ai thotë se personi në fotografi është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Rusë, e jo Denis Vengerski, duke shtuar se zyrtarët e shpallur non-grata e kanë lëshuar territorin e Kosovës brenda 24 orëve.
“Dezinformate: personi ne foto eshte vozitesi i Zyres Nderlidhese Ruse ne Kosove dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyres Nderlidhese Ruse e kane leshuar territorin e Republikes se Kosoves brenda 24 oreve nga shpallja persona non grata.”, thotë Vela.
Gjatë ditës së djeshme, “Zona Zero” e Top Channel raportoi se Denis Vengerskii i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca e Kosovës, është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës.
Lexo edhe: Sot varroset i riu nga Mitrovica që vdiq mbrëmë pas plagëve të marra nga therja me thikë
Siç raportoi Zona Zero e Top Channel, lokacioni ku ai u pa gjendet vetëm 200 metra larg qeverisë dhe presidencës, por këta të fundit po e mohojnë një gjë të tillë.