POLITIKE

Përfaqësuesi i lartë paralajmëron se ekziston rreziku i ndarjes së Bosnjës

Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën Christian Schmidt, ka paralajmëruar që ky vend gjendet në rrezik nga ndarja.

Schmidt ka thënë se ekziston një mundësi reale për t’u kthyer në konflikt.

Sipas një raporti të dërguar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga përfaqësuesi i lartë për Bosnjën thuhet se nëse separatistët serbë i zbatojnë kërcënimet e tyre për ta krijuar ushtrinë e vet, do të nevojitet dërgimi i një numri më të madh të paqeruajtësve për ta parandaluar rrëshqitjen drejt një lufte të re.

Detyrat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në Bosnjë tash për tash janë përgjegjësi e një force të Bashkimit Evropian të quajtur EUFOR dhe që ka 700 pjesëtarë.

NATO-ja gjithashtu ka një prani në Bosnjë me një zyrë qendrore në Sarajevë.

Mandati i këtyre organeve pritet të zgjatet këtë javë në Këshillin e Sigurimit, por Rusia ka kërcënuar me bllokimin e një rezolute derisa të hiqen të gjitha referencat për përfaqësuesin e lartë, duke e minuar potencialisht autoritetin e Schmidt-it si mbikëqyrës i Marrëveshjes së Dejtonit, raporton The Guardian përcjell Klankosova.tv

Në raportin e parë të dërguar nga ish-ministri gjerman paralajmëroi se Bosnja është duke u përballur me “kërcënimin më të madh për ekzistencë në periudhën e pasluftës”.

Përfaqësuesi i lartë tha se është e mundshme që të ketë përleshje mes agjencive kombëtare boshnjake të sundimit të ligjit me policinë serbe të Bosnjës.

“Nëse forcat e armatosura të Bosnjës e Hercegovinës ndahen në dy ose më shumë ushtri, niveli i pranisë ushtarake ndërkombëtare do të kërkonte rivlerësim. Mungesa e përgjigjes ndaj gjendjes së tanishme do ta rrezikonte (Marrëveshjen e Dejtonit) përderisa jostabiliteti në Bosnjë e Hercegovinë do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektiva për përçarje e konflikt të mëtejmë është shumë reale”.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka kërcënuar me tërheqje nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë kombëtare që është ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare në 25-vjeçarin e fundit dhe rikthimin e forcave serbe.

Më 14 tetor, Dodik tha se do ta detyrojë ushtrinë boshnjake që të tërhiqet nga Republika Serbe duke i rrethuar barakat e saj dhe nëse perëndimi do të përpiqej që të ndërhynte me forcë, ai ka “miq” që i kanë premtuar se do ta përkrahin kauzën serbe. Besohet se ai iu referua Serbisë e Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago