Raportohet për një konflikt në një qendër numërimi në Kukës

Një incident është shënuar në KZAZ nr. 11 në Kukës, ku një grup efektivësh policie kanë tentuar të ndalojnë një të ri, por ky i fundit ka reaguar me forcë, duke i shtyrë dhe arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet për të cilat policia ka kërkuar ndalimin e tij.

Ngjarja është në hetim dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.