Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq, kanë mbajtur një konferencë për media, që po raportohet se është përcjellë me tensione pasi një gazetar e ka pyetur se “cili është akti juridik ndërkombëtar në bazë të të cilit Gjermania po e armatos Prishtinën”.
Pistorious u përgjigj, duke deklaruar se Gjermania po e armatos edhe Kosovën por edhe Serbinë dhe se këto armë janë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të secilit vend.
“Gjermania po armatos jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë po e furnizon me armë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të secilit vend”. Ne nuk furnizojmë armë sulmuese, vetëm mbrojtëse. Nga këndvështrimi ynë, ne e njohëm Kosovën. Vendet e tjera nuk e kanë bërë, bëhet fjalë për një numër më të vogël vendesh në botë. Synimi ynë në rajon është paqja dhe stabiliteti, si dhe afrimi i përbashkët me BE-në. Kushtet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme këtu, me të dyja palët e përfshira, dhe ky është parakushti bazë për stabilitet. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt”, u përgjigj Pistorius, raporton Nova.rs.