Raportohet se Osmani u arratis nga policia dhe u aksidentua duke ikur, shante policët në video

Disa orë para aksidentit fatal në Pavlan të Pejës, Armir Osmani është përfshirë në një aksident me të njëjtën veturë, Audi Q8, dhe në një rrahje në Prishtinë. Pas këtij incidenti, është nisur për Pejë. I është vënë pas një patrullë policore. Paparaci, ka siguruar pamje të tij në veturë disa momente para ngjarjes tragjike.

Rrethanat e plota janë ende të paqarta.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, makina po qarkullonte me shpejtësi të madhe nga fshati Pavlan në drejtim të Pejës kur shoferi e humbi kontrollin dhe u rrokullis duke përfunduar në një fushë. Në fund, vetura Audi Q8 me targa kosovare shpërtheu në flakë.

“Në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha të dielën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00 në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytet.

Burime pranë ngjarjes i kanë thënë Paparacit se Armir Osmani ka hyrë në semafor të kuq në një kryqëzim në lagjen ‘Dardania’ dhe e ka goditur një veturë tjetër.

I dëmtuari ka insistuar që ta lajmërojë policinë, por Osmani, i njohur për probleme me drejtësinë, i ka ofruar atij mjete financiare për dëmet e shkaktuara dhe i është lutur që të mos e thërrasë policinë, ka mësuar Paparaci.

Një dëshmitar okular i ka thënë Paparacit se pas largimit të Osmanit nga vendi i incidentit, i dëmtuari e ka lajmëruar policinë, e cila, me të pranuar informatën i ka alarmuar të gjitha pikat për ndalimin e automjetit cilin e drejtonte Osmani kudo që haset ai.

Kjo patrullë poliucore është vënë në ndjekje veturës Audi Q8 të cilën e drejtonte Osmani.

“Ah gratë kah me ua q*”, dëgjohet duke thënë ai në video.

Një tjetër video është incizuar nga vet Osmani. Në këtë sekuencë të videos, ai nën ndjekje nga policia dëgjohet duke thënë: “Qe tash myten dikund kta p***… familjen kah me ua q*”.

Videot dyshohet se janë incizuar pas mesnatës së të shtunës, pak momente para se vetura Audi Q8, me Osmanin të ngujuar brenda, të përfshihej nga flakët në një fushë në Pavlan të Pejës.

Paparaci ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në atë të Drejtorisë Rajonale në Pejë për të marrë sqarime për rrethanat e rastit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje.