Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas mbështetjes që presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori nga lideri rus Vladimir Putin. Në një bisedë të fundit mes dy liderëve, Putin e garantoi mbështetje për autoritetet serbe, ndërkohë që këto të fundit po përballen me protesta antiqeveritare në vend.
Terras ka theksuar se ndërhyrjet e Rusisë në Ballkan nuk janë diçka e re, duke kritikuar ashpër presidentin Vuçiç për orientimin e politikave të Serbisë drejt një të ardhmeje nën ndikimin e Moskës. Ai ka shprehur shqetësimin se Vuçiç po i shikon zhvillimet e ardhshme të Serbisë përmes prizmit të “diktatit të Putinit”.
“Modelet e ndërhyrjeve të Rusisë nuk janë asgjë e re dhe Presidenti Vuçiç nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit”, ka thënë Terras, duke i bërë thirrje autoriteteve evropiane që të veprojnë për të ruajtur integritetin dhe pavarësinë e rajonit.
Bashkimi Evropian ka reaguar gjithashtu pas veprimeve të fundit të Serbisë në Këshillin e Evropës, duke i konsideruar ato si shkelje të qarta të Marrëveshjes së Ohrit. Serbia ka penguar ftesën e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit special në Komitetin Politik të Asamblesë së Këshillit të Evropës, një veprim që sipas BE-së, shkel marrëveshjen e normalizimit të raporteve mes dy shteteve, ka thënë një zëdhënës i BE.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…