Raportuesja për Kosovën dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka njoftuar se ka marrë një letër kërcënuese nga oligarku rus dhe financuesi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, si rezultat i një fjalimi që kishte mbajtur në Parlamentin Evropian më 25 nëntor 2021.
“Rusia është një hajgare! Grupi i mercenarëve “Wagner” që sponzorizohen nga shteti rus, të drejtuar nga oligarku i Putinit Prigozhin nuk është i lumtur me fjalimin tim, duke më dërguar një letër kërcënuese duke më paditur për 10 000 000 rubla. Më nxitën një të qeshur të mirë. E gëzuar të jem nën shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar Cramon duke bashkëngjitur letrën që kishte marrë.