FOTO&VIDEO

Momenti kur policia e ndalon Johnny Deppin t’i afrohet Amber Heardit

Aktorja Amber Heard është parë të zmbrapset në momentin kur është përballur sy me sy me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, në përfundim të dëshmisë së saj të rëndë kundër tij të enjten.

Një video e publikuar nga mediat e huaja tregon Heardin 36 vjeç teksa kthehet mbrapa sapo sheh që Depp po ecën drejt saj, derisa në atë moment ndërhyn edhe policia e cila e ndalon aktorin të vazhdojë më tej.

Ndonëse lëvizja e Deppit nuk ishte drejt saj por drejt derës për të dalë nga salla ku po zhvillohet seanca gjyqësore më e famshme e momentit në Amerikë, policia e ka ndaluar atë, për t’ia dhënë mundësinë Heardit që të vazhdonte me rrugën e saj për t’u larguar po ashtu nga salla, transmeton Koha.net.

Aktorja ka thënë gjatë dëshmisë së saj të enjten se Depp e ka dhunuar fizikisht dhe se e ka kërcënuar madje edhe me vrasje në mars të vitit 2015, në Australi.

Ish-çifti i famshëm të cilët janë që disa ditë në proces gjyqësor, e kanë evituar vazhdimisht shikimin sy me sy gjatë seancave ku kanë dëshmuar fillimisht Deppi e më pas edhe Heardi. Të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunë fizike.

Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje, duke argumentuar se artikulli i saj i vitit 2018 për “The Washington Post” për mbijetesën e dhunës në familje shkatërroi reputacionin dhe mundësitë e tij për karrierë, edhe pse ajo nuk e përmendi atë me emër në artikull. Ai ka thënë se pas akuzave të Heardit ndaj tij, ai ka humbur “asgjë më pak se gjithçka”.

Ata u martuan në vitin 2015, më pas u ndanë në maj të vitit 2016.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago