POLITIKE

Rashiq: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë se ka rënie të ndikimit të Listës Serbe në veri.

“Ka një rënie të ndikimit siç keni thënë, por më duhet të tregoi se, ne si institucionet të Kosovës duhet të bëjmë shumë më shumë se sa që e bëjmë në këtë moment. Atje ka një grupacion që kërcënon të gjithë atyre të cilët dëshirojnë me marrë pjesë në përmbajtje të komunave me kryetarë shqiptar. Unë sot e kam dërguar një propozim për emërim të mundshëm për një zëvendës kryetar në njërën nga komunat”, tha Rashiq për Tëvë1.

Ministri nga radhët e komuniteti serb, akuzoi qeverisjet e kaluara për mospërfshirje në katër komunat veriore.

“Në veçanti, aty është një element i cili ka penguar më së shumti, dhe ajo është një mbështetje e heshtur nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe kjo për mua ka qenë një tregim skandaloz, që për arsyeje të numrave në parlament, njerëz në të kaluarën, kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm që të kenë 61 deputet në parlamentin e Kosovës. Prandaj këto janë rezultatet të punimeve të mëhershme, të cilat kanë qenë pa integritet moral, dhe pa integritet politik”, tha ai.

Rashiq ndër të tjera theksoi se tani është rritur edhe interesimi i serbëve në veri për t’u punësuar.

“Ka një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve, jeta nuk mund të pret, po vazhdon, po më vjen keq se kemi humbur vite ose dekada kemi humbur tu prit, ndonjë ‘kryemadh’ që të vendose për ne, por të vetmit që vendosim për fatin tonë jemi ne”, tha ai.

Në prill të 2023-ës, katër shqiptarë, dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, u zgjodhën kryetarë për herë të parët në komunat e banuara me shumicë serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago