POLITIKE

Rashiq pyet: Si i mori Lista Srpska 8700 vota në komunat me shumicë shqiptare?

Udhëheqësi i koalicionit Sloboda, Nenad Rashiq thotë se votat që Lista Srpska i ka marrë në zgjedhjet e gjashtë tetorit, e sidomos ato në komunat me shumicë shqiptare janë më shumë në numër se sa trupi elektoral i kësaj partie. Këto deklarata Rashiq i ka bërë në një përgjigje për Gazetën Express, pak ditë pasi që koalicioni me të cilin ai garoi doli me një përqindje të vogël nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Nenad Rashiq në zgjedhjet e gjashtë tetorit, hyri si kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit Sloboda. Sa zgjati fushata zgjedhore shpesh herë i njëjti ka thënë në media se nuk po munden as të bëjnë fushatë, nga frika që kanë e kërcënimet që po marrin. Rashiq akuzonte Listën Srpska se po i detyron qytetarët që të votojnë për ta.

Pas gjashtë tetorit, koalicioni Sloboda doli me shumë vota më pak se kundërshtarët e tij.  Lista Serbe mori 6.61% për qind derisa koalicioni i udhëhequr nga Rashiq doli me 0.09%.

Për këtë arsye, Rashiq po thotë se mund të jetë manipuluar numri i votave, pasi që i njëjti shton se Lista Srpska ka dalë me më shumë vota në komunat me shumicë shqiptare se sa që kanë elektorat.

“Lista Srpska i ka marrë 8.700 vota në komunat me shumicë shqiptare, ndërkohë jashtë komunave serbe nuk ka më shumë se 2 mijë votues”, ka deklaruar Rashiq.

Ai dy ditë më parë është drejtuar në Prokurorinë Speciale për të dorëzuar materiale që vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor. I njëjti ka deklaruar se votat janë manipuluar nga Lista Serbe.

“Kemi qenë që të vërtetojmë çka po ndodh me ankesat që i kemi bërë. Besoj që ka material të mjaftueshëm për pikëpyetjet në shumë vende vecanërisht në komunat me shumicë serbe”, ka thënë dje Rashiq.

Në listën që është publikuar deri më tani online, Lista Serbe numëron 52 mijë e 620 vota.

Gazeta Express ka numëruar votat që ky koalicion ka marrë në komunat me shumicë serbe.

Në Leposaviq janë 6.777 vota, në Zveçan 4.148 vota, në Zubin Potok 4.151, në Shtërpcë 5.054 vota, në Graqanicë 7.887 vota, në Novobërdë 2.931 vota, në Ranilluk 2.536 vota, në Kllokot 1.196 vota e në Partesh 1.963 vota, në Mitrovicën e Veriut 7117 vota.

Të gjitha këto të llogaritura bashkë janë 43 mijë e 760 vota. Lista Serbe ka marrë në komunat me shumicë shqiptare 8 mijë e 860 vota. Në këtë numër nuk përfshihen votat me kusht dhe ato të ardhura nga Serbia


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago