LAJME

Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të panjohur me veturë me targa të Shqipërisë

E marta e 5 nëntorit, në rrugën “Bal Alia” të Pejës, rreth pesëdhjetë metra nga shkolla fillore “Xhemaj Kada”, solli një situatë të rëndë.

Pesë nxënës u përballën me një situatë tejet shqetësuese. Ata, me përfunduar kursin plotësues rrugës për në shkollë kanë hasur në një veturë me dy persona të panjohur, të cilët kanë tentuar t’i hipnin në veturë kinse për t’i afruar në shkollë.

Tre vajza dhe dy djem, të shqetësuar, menjëherë kanë vrapuar drejt shkollës.

Njëra prej nxënësve për shkaqe të sigurisë e rrëfen këtë moment në kushte anonimiteti.

“Ne nuk biseduam me ta dhe vazhduam që të ecnim për tek shokët dhe shoqet, pastaj makina shkoi te shokët dhe iu bënte pyetje “Ejani me mua, unë do t’ju çoj në shkollë”.

Dhe ata u larguan, ju thanë “jo”. Ata dy personat u afruan afër neve përsëri, na thanë “hajdeni se na kena me ju dërgua në shkollë”. Na u larguam përsëri dhe kur e pamë që diçka nuk o mirë, dhe ke vendi shumë i mbyllur, na vazhduam që të vraponim që të vinim sa më shpejt në shkollë”, ka deklaruar nxënësja.

Kjo nxënëse tregon se vetura e panjohur ka vazhduar t’i ndiqte deri te kthesa e shkollës.

“Ne vazhduam rrugën tonë, kur e pamë që veç po na afrohen, po mundohen me bo diçka, na vazhduam me vrapu dhe kur na panë që kemi vazhdu me vrapu, ata shkuan edhe na dolën tek rruga tjetër, por aty kishte publik, nuk mujten kurrgjë me bë, vetëm na këqyren prej pasqyrës dhe na bonën me kokë”, tregon tutje nxënësja.

Drejtori i kësaj shkolle tha se nxënësit e shqetësuar fillimisht janë trajtuar nga psikologja e shkollës.

Ai tregon se menjëherë janë njoftuar prindërit dhe rasti është lajmëruar në polici.

“Fëmijët kanë ikë prej atij momenti, por me çfarë qëllimi ka qenë ajo, as ne nuk e dimë. Kanë ardhë në shkollë të shqetësuar dhe menjëherë janë lajmërua tek zëvendësdrejtoresha bashkë me mësuesen. Me mësuesen drejtë kanë shku te psikologja, se i kanë vërejtë fëmia, se kanë qenë pak të shqetësuar në atë moment prej frike, është normale. Pas konsultimit te psikologu zëvendësdrejtoresha dhe mësuesja, i kanë ftu prindet dhe kështu që prindërit menjëherë kanë shku dhe e kanë raportu rastin në polici”, ka deklaruar drejtori.

Zyrtarët policorë e kanë konfirmuar këtë rast, duke theksuar se vetura kishte targa të Shqipërisë.

“Nxënësit kanë refuzuar, i kanë njoftuar prindërit. Prindërit e kanë njoftu Policinë për rastin, pasi që është vlerësuar si shqetësim, njësitet kompetente menjëherë kanë filluar të ndërmarrin veprimet hetimore kuptohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke u punuar rreth rastit, nuk ka vend për shqetësim”, ka deklaruar për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Me këtë rast tashmë po merret prokuroria e cila thekson se ka kërkuar nga policia që të shtohen patrullimet afër objekteve shkollore.

“Aktualisht, përderisa nuk i kemi personat në procedurë penale, përderisa të njëjtit nuk i kemi të arrestuar, nuk mund të flasim për cilësimin e veprës penale, mirëpo çfarë relevante është se duke u punuar në mënyrë intensive në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës që të identifikohet fillimisht vetura, më pas personat në veturë dhe të njëjtit të arrestohen dhe të kuptohet qëllimi i tyre pse kanë shkuar aty. Deri më tani kemi pranuar informata që qëllimi i tyre s’ka qenë i mirë”, ka deklaruar Shkodran Nikqi nga Prokuroria e Pejës. /RTK


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago