KRYESORE

Reagim ndaj Donika Gërvallës: LDK nuk mund t’i nënshtrohet Qosjes, Hysenit e Qamilëve të VV-së

Veprimtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Donika Gërvalla-Shwarz, ka kritikuar mbrëmë figurat kryesore të kësaj partie, Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun.

Ajo ka thënë se është “mjerim për popullin që pret diçka nga këta politikanë”.

“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin. Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre!”, ka shkruar Gërvalla-Shëarz në një postim në Facebook.

Kundër saj ka reaguar ish-anëtari Partisë Parlamentare të Kosovës të viteve të 90-ta Sali Rexhaj.

Rexhaj ka thënë se shumë figura janë larguar nga LDK-ja pas vdekjes së Ibrahim Rugovës dhe kanë formuar parti të reja.

Mirëpo, sipas tij, LDK-ja nuk duhet t’i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje, siç “po kërkon Gërvalla”.

Rexhaj ka theksuar se anëtarësia e LDK-së sot është gati e njëjtë si në kohën e Rugovës.

Postimi i Rexhajt:

Donika Gërvalla-Schwarz, është fakt se LDK ka rënë në dorë të Isa Mustafës, Agim Veliut, Lutës, Kujtimit Shalës, Lumir Abdixhikut…

Sepse kanë vdekë Rugova, Agani, Idriz Ajeti…

Eqrem Kryeziu, Jusuf Buxhovi, Fatmir Sejdiu, Skender Zogaj…janë tërheqë e Daci, Bukoshi si dhe Edita kanë formuar parti tjera. Ndërsa Sabri Hamiti nuk ka fituar vota.

Por zonjë, LDK nuk mundë të bie në dorë as ti nënshtrohet Rexhep Qosjes, Hydajet Hysenit e Haxhi Qamilëve të VV siç po kërkoni ju.

Anëtarësia e LDK-së pak a shumë është e njëjta, si në kohën e Rugovës edhe sot.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

21 minuta ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

28 minuta ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

4 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

16 orë ago